Mbi 1 mijë të helmuar në Deçan, opozita kritika dhe akuza qeverisë: Neglizhon qytetarët

urgjenca decan 1100x620

Opozita e Kosovës ka lëshuar kritika dhe akuza ndaj qeverisë për menaxhimin e situatës me helmimin e rreth 1500 qytetarëve në Deçan.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës theksuan se është e çuditshme që institucionet e vendit nuk kanë reaguar menjëherë.

“Shpreh shqetësimin e madh për numrin e të prekurve qoftë nga helmimi apo çfarëdo që është. Në anën tjetër shpreh zhgënjimin për mosangazhimin e duhur të institucioneve që t’u vijnë në ndihmë këtyre qytetarëve. Po flasim për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Kjo situatë tregon qartë se sa i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve nga këto institucione”, u shpreh Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së.

“Më e çuditshmja për ne është neglizhenca e shtetit. Në Deçan kemi mbi 1 mijë të helmuar. Kemi një situatë emergjente dhe reagimi është sikur kjo të kishte ndodhur në ndonjë shtet tjetër”, u shpreh Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar AAK.