Ndryshimet në statut, miratohen propozimet e Lulzim Bashës

Selia e PD brenda listat e kandidateve per zgjedhjet e 25 prillit 1100x620

Komisioni për Statutin në PD miratoi propozimet e kryetarit Lulzim Basha për disa ndryshime në statutin e PD, që synojnë demokratizimin dhe forcimin e mëtejshëm të partisë.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan edhe disa sugjerime të tjera për ndryshime statutore, por komisioni nuk gjeti element të vlefshëm.

“Meritokracia dhe shanset e barabarta në punësim dhe karrierë. Të zgjerohet koncepti i demokracisë në parti, duke ngushtuar kompetencën e kryetarit dhe për përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin lokal. Rikonceptimin e kryesisë së seksionit. Të shtohet si strukturë e partisë, Këshilli Koordinues i qarkut. Rikonceptim i funksionimit të Këshillit Kombëtar. Zgjerim i Kryesisë”, janë disa nga propozimet e Bashës.