Ndryshimet në statutin e PD, komisioni kalon vetëm propozimet e kryetarit Basha, reagon Bozdo

Komisioni i përhershëm statutor në PD vendosi t’i kalojë për shqyrtim kryesisë së partisë Demokratike vetëm propozimet e kryetarit Lulzim Basha.

Pas mbledhjes anëtari i kryesisë Eno Bozo foli me rezerva.

Sipas tij të gjitha propozimet duhet t’i përcilleshin kryesisë, për ta lënë vendimmarrjen përfundimtare në Kuvendin kombëtar të 17 korrikut.