Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pengesë për emigrantët, Lituania me 550 km gardh në kufirin me Bjellorusinë

Nga A2 CNN
14 Korrik 2021, 12:16 | Bota
Pengesë për emigrantët, Lituania me 550 km gardh në kufirin

Lituania po ndërton një pengesë metalike për 550 kilometra në kufirin me Bjellorusinë. Kjo erdhi pas akuzave ndaj autoriteteve të Minskut se nuk pengon kalimet ilegale të emigrantëve për në territorin e vendit anëtar të Bashkimit Europian.

“Do të jetë një pengesë e thjeshtë, të cilën ne e quajmë gardh me tela me gjemba. Fillimisht do të shtrihet në një gjatësi prej 500 deri në 600 metra me një lartësi prej 1.8 metrash. Është një pengesë për krizën me të cilën përballen patrullat tona kufitare. Do t'i ndihmojë ata për të kontrolluar pjesën më kritike të kufirit”, u shpreh Andrius Dilda, nga Forcat e Armatosura të Lituanisë. 

Qeveria tha se ndërtimi i kësaj pengese do të kushtojë fillimisht 4.9 milionë euro. Atij do t’i bëhet dhe një përforcim i dytë me një gardh tjetër metalik me lartësi prej 2 metrash, teksa në majë do të ketë tela me gjemba. Kostoja shtesë për këtë do të jetë 41 milionë euro.

 “Po fuqizojmë policinë kufitare me 100 ushtarë, që do të patrullojnë me ta.”

Bjellorusia vendosi në maj që të lejojë emigrantët të hyjnë në vendin anëtar të BE-së, në kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga blloku pas incidentit me uljen e detyruar të avionit të Ryanair.

Për të frenuar mijëra persona të kalojnë kufirin, parlamenti i Lituanisë aprovoi disa rregulla të reja. Policia do të ketë të drejtë t’i arrestojë emigrantët dhe dëbojë ata nga vendi, ndërsa e drejta e tyre për të kërkuar azil dhe apelim është kufizuar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli