Presidenti brazilian Bolsonaro shtrohet në spital për bllokim të zorrëve

bolsonaro 1100x620

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, është dërguar në spital për analiza të mëtejshme pasi pësoi bllokim të zorrëve. Ai pritet të qëndrojë nën vëzhgim për 24 deri në 48 orë, dhe mund të ketë nevojë për operacion.

Një deklaratë nga stafi tha se ai “ndihej mirë dhe po bëhej mirë”.

Ka pasur shqetësime në lidhje me shëndetin e liderit të ekstremit të djathtë që kur ai u godit me thikë në zorrë, ndërsa bënte fushatë në 2018.

Presidneti 66-vjeçar brazilian u plagos rëndë në sulm dhe humbi 40% të gjakut. Ai ka kryer disa operacione që nga goditja me thikë.

Ekspertët mjekësorë thonë se bllokimi mund të ketë lidhje me acarimin e ezofagut pas operacionit të barkut.

Të mërkurën, Bolsonaro shkroi në Twitter një foto të tij në një shtrat spitali me shkrimin: “Ne do të kthehemi së shpejti, me dëshirën e Zotit. Brazili është i yni