Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Qindra të arrestuar dhe të zhdukur në Kubë, shënohen viktima në protestat antiqeveritare

Nga A2 CNN
14 Korrik 2021, 11:11 | Bota

Shënohet viktima e parë në demonstratat e rralla antiqeveritare në Kubë. Qindra të tjerë janë arrestuar ose shpallur të zhdukur, si pasojë e përleshjeve në protestat që po tronditin ishullin në ditët e fundit.

Presidenti i Kubës thotë se manifestuesit ishin ata që nxitën dhunë dhe se forcat e sigurisë nuk po abuzojnë me të drejtat e njeriut.

“Ku janë kubanët e vrarë. Ku është represioni? Ku janë njerëzit e zhdukur në Kubë?”, u shpreh presidenti Miguel Diaz-Canel.

Pavarësisht përpjekjes së qeverisë komuniste për të bllokuar internetin dhe valët e telefonit, për të ndaluar komunikimin mes protestuesve, video të asaj çfarë ndodh vijojnë të shfaqen në rrjete sociale.

https://youtu.be/qhgE1OhT8tA

Shumica shpërndahen nga të afërm në ekzil jashtë vendit, përfshirë senatorin republikan në SHBA, Marco Rubio. Shumica protestojnë pasi shprehen të lodhur nga mungesat kronike të Kubës. Qeveria e hedh fajin te sanksionet tregtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë