Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama: Shumë shpejt s'do ketë më shërbime në zyrë, shmangim korrupsionin

Nga A2 CNN
14 Korrik 2021, 17:39 | Politikë
Rama: Shumë shpejt s'do ketë më shërbime në

Kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti në Shqipëri nuk do të ketë më shërbime në zyrë për qytetarët. Sipas tij gjithë sistemi i shërbimit do orientohet online për të shmangur korrupsionin. Deklaratat Rama i bëri nga Athina në samitin e organizuar nga ish-kryeministri Jorgo Papandreou.

"Kishim shumë shërbime online dhe mundësinë për të ndërvepruar me njerëzit. Tashmë jemi në fazën e fundit të finalizimit të ofrimit të shërbimeve plotësisht online për të mos pasur më nevojë për zyrën e shërbimeve. Duam të kalojmë në këtë fazë duke i mbyllur zyrat e shërbimeve. Kjo është shumë e rëndësishme që të eliminojmë korrupsionin  e vogël që është shumë shqetësues në vend por besoj edhe në rajon, pasi kontakti, drejtpërdrejt me nëpunësit publik do të eliminohet”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë