Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rezart Prifti: Drama më e madhe e Shqipërisë sot është mungesa e njerëzve për punë

Nga A2 CNN
14 Korrik 2021, 21:30 | Ekonomi
Rezart Prifti: Drama më e madhe e Shqipërisë sot është

Forcimi i sistemit të edukimit dhe meritokracia janë faktorë të rëndësishëm që shqiptarët të mos largohen nga vendi. Është ky këndvështrimi i ekonomistit Rezart Prifti, në lidhje me numrin e lartë të shqiptarëve të larguar nga vendi. Në arsyetimin e tij në A2 Business, Prifti sqaron se po largohen ata që janë shtylla kurrizore e vendit.

“Pika kryesore ka të bëjë me arsimimin. Janë një sërë faktorësh. Si faktori ekonomik. Dhe këto nuk vijnë pa një sistem të fortë që ka të bëjë me edukimin dhe sistemin meritokratik. Nuk po ikin më ata që s’kishim më ç’të humbisnin, por njerëz që janë të mirëarsimuar, dhe në degë që janë shtylla kurrizore e një vendi dhe këto nuk janë arsye ekonomike, dhe njerëzit kanë rritur pretendimet”.

Për Priftin, drama më e madhe që ka Shqipëria përpos korrupsionit është edhe mungesa e njerëzve për punë.

“Mobiliteti është kur i ke gjërat në terezi kur do të lëvizësh nga një vend në tjetrin, kurse emigrimi është kur të zë rrota bishtin, siç na i ka zënë neve. Drama më e madhe që ka ky vend përpos korrupsionit, arsimit ne nuk kemi njerëz për punë. Sot në tregun shqiptar ka mungesë njerëzish, s’ka njerëz dhe s’kam këtë të trajnoj më”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë