Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

S’do ketë më makina me karburant, BE prezanton planin për luftimin e ndryshimeve klimatike

Nga A2 CNN
14 Korrik 2021, 18:00 | Aktualitet
S’do ketë më makina me karburant, BE prezanton planin për

Është plani më i madh i prezantuar ndonjëherë për të luftuar ndryshimet klimatike. Bashkimi Europian njoftoi një sërë ligjesh me synimin për reduktimin e plotë të gazrave të dëmshëm të karbonit deri në vitin 2050.

Por draft-propozimet e shumta duhet të aprovohen nga 27 vendet anëtare të bllokut dhe parlamenti europian. Në to përfshihet taksimi i karburantit të avionëve dhe ndalimi i shitjes së makinave me benzinë dhe naftë brenda 20 viteve.

Propozimet do të hasin negociata të vështira që zgjasin për muaj me radhë. “Duke vepruar tani ne zgjedhim një të ardhme më të mirë dhe shëndetshme”, tha presidentja e KOmisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.

Megjithatë plani për klimën do të shtrenjtojë jetën e europianëve duke nisur nga fatura e ngrohjes, energjisë elektrike e deri te çmimi I biletave të avionit. Por Brukseli do t’i ndihmojë ata financiarisht që të kalojnë në teknologji ekologjike në shtëpitë e tyre.

https://a2news.com/2021/07/14/zjarret-ne-siberi-rusia-dergon-ushtrine-per-te-shuar-flaket/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani