Shfuqizimi i herësit, Topollaj: Gjykata nuk i la detyrë Kuvendit ta përmirësojë

Anëtari i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, ishte i ftuar në Ditarin e pasdites në A2, ku komentoi vendimin e Kushtetuese për të shfuqizuar nenin që shpërndan mandatet e deputetëve sipas logjikës së herësit.

Sipas Topollajt, Gjykata gjeti pjesët antikushtetuese të ligjit, por nuk i la detyrë Kuvendit ta përmirësojë.

“Gjykata Kushtetuese është një ligjvënës negativ. Gjykata Kushtetuese vetëm kontrollon dhe gjen pjesët antikushtetuese të ligjit apo aktit. Kushtetuesja nuk përcakton se çfarë do të bëhet në të ardhmen. Kushtetuesja e ka konsideruar herësin antikushtetues. Nuk kemi askund në vendim që Kushtetuesja t’i ketë lënë detyrë Kuvendit ta përmirësojë apo korrigjojë herësin. Kushtetuesja tha që kufizimi prej 10 mijë votash është antikushtetues dhe tha dhe kodi mund të qëndrojë kështu siç është dhe me shfuqizimin e herësit”, tha Topollaj.