Soreca mesazh institucioneve të drejtësisë: Të rindërtojmë besimin në gjyqësor

soreca 5 1100x620

Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të punojnë së bashku për të ofruar integritetin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë, si edhe rindërtimin e besimit në gjyqësor. Këtë mesazh përcolli sot kreu i delegacionit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca theksoi se BE do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi, si një ndër pikat kyçe për integrimin e vendit.

“Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe t’i shërbejmë qytetarëve shqiptarë. Ata gjithashtu duhet të tregojnë udhëheqje dhe drejtimin e duhur për to dhe të zbatojnë standardet më të larta të BE-së të mundshme. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioritet kyç i BE në Shqipëri”, shkruan Soreca.