Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ulje emergjente e një avioni në Malpensa, u dëmtua nga breshri

Nga A2 CNN
14 Korrik 2021, 07:44 | Bota

Një avion Boeing 777-31H i kompanisë Emirates u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Malpensës në Itali pasi u godit nga një stuhi e fuqishme breshri, që shkaktoi dëme jo të vogla në trupin e mjetit fluturues.

Avioni sapo ishte nisur nga Malpensa dhe kishte si destinacion Nju-Jorkun, kur u përfshi nga stuhia. Pilotët bën dy tentativa për t’u ulur dhe mezi ia arritën.

Në momentin e aterrimit në pistë shkuan dhe ekipet e emergjencës, por fatmirësisht situata përfundoi me kaq dhe nuk pati as të lënduar mes pasagjerëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë