Vala e emigrimit, Shkodra: Shkak kryesor, mungesa e politikave publike për arsimin

14 KORRIK A2 BUSINESS CLNE frame 46729 1100x620

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve Arben Shkodra, i shikon arsyet e largimit të shqiptarëve jashtë vendit te mosbërja e politikave publike për arsimin që është edhe gjeneza e punësimit. Në studion e A2 Business ai tha se kjo është një dukuri që ndodh në të gjithë botën për arsye komplekse.

“Asnjë nuk thotë që nuk ekziston problematika ekonomike, por është një dukuri që ndodh në gjithë botën po ndodh dhe do të ndodhë në Shqipëri. Pse kemi lëvizje të të mirëarsimuarve që ikin, mos harrojmë mjekët e infermierët që marrin më shumë se profesionet e tjera. Është shumë komplekse. Po ikin se duan një ambient tjetër që u jep mundësi karriere. Bizneset prodhuese kanë investuar në kapacitete dhe makineri për 3 turne ne punojmë me një turn, se s’ka punëtorë dhe këtu themi se kush është problemi i vërtetë me emigrimin dhe ne kemi pranuar një ligjin për të punësuar të huajt.

Politika jonë nuk ia ka dalë të bëjë politika të mira publike për arsimin bazë, arsimin e përgjithshëm profesional, dhe nëse do kishim suksesuar te arsimi që është gjeneza për punësimin e zgjuar dhe kualifikimin. Ne kërkojmë të punësuar të aftë dhe ata ikin jashtë për arsye të mobilitetit që i lejon të ikin”.

Për Shkodrën janë disa arsye që shqiptarët kërkojnë të lëvizin jashtë, e para është mundësia e lëvizjes, faktori ekonomik dhe arsimimi.

“Janë disa faktorë që ne kemi lëvizje e largime jashtë vendit, por nuk duhet të harrojmë që lëvizja është një nga shtyllat e globalizmit. Shqiptarët e kanë më të mundur të udhëtojnë jashtë me më shumë akses dhe nga ana tjetër faktori i dytë është ai ekonomik. Dhe është shumë i rëndësishëm. Ka pasur luhatje në ekonominë shqiptare faktor tjetër është edhe arsimimi jashtë vendit që ka një tendencë me rritje të vogël. Kemi shumë familje që mendojnë se familja e tyre duhet të studiojë jashtë. Pjesa ekonomike është më e rëndësishme përpos faktit që mundësia është dhënë. Ne treguam që jemi “pa armë” pra pa një fond mbështetje për sigurimet shoqërore që kur një fabrikë falimenton të mos krijohet bombë sociale. Ne nuk ia dhamë këtë mundësi të punësuarve”.