Zjarret në Siberi, Rusia dërgon ushtrinë për të shuar flakët

rusi 1100x620

Rusia dërgon ushtrinë në ndihmë të zjarrfikësve që përballen prej ditësh me flakët masive që kanë mbërthyer disa zona të Siberisë.

Avionë që lëshojnë ujë janë parë teksa fluturojnë sipër vatrave të zjarrit. Banorët në Siberi po ankohen se po mbyten nga tymi, në një rajon që njihet për tundrën e akullt që tani po eliminohet nga vala e të nxehtit. Flakët kanë shkrumbuar rreth 800 mijë hektarë në pyjet e Rusisë, teksa është shpallur dhe gjendja e emergjencës.

Shkencëtarët për klimën ngrenë alarmin lidhur me efektin afatgjatë që mund të ketë ky zhvillim. Sezoni vjetor i zjarreve në Rusi po bëhet gjithnjë e më i ashpër në vitet e fundit, teksa ndryshimet klimatike kanë sjellë temperatura të pazakonta të larta. Dërgimi i ushtrisë në luftën kundër zjarreve është bërë me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.