Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Çmimi i lartë i naftës: 7 taksa të përfshira, disa nuk paguhen në asnjë vend tjetër

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 20:14 | Ekonomi
Çmimi i lartë i naftës: 7 taksa të përfshira, disa

Shqiptarët paguajnë 7 taksa në çdo litër karburant që blejnë, një nivel rekord kahasuar me vendet e tjera në botë. Një pjesë e këtyre taksave shkojnë në arkën e shtetit dhe dy prej tyre për kompanitë koncensionare.

Në çdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicensimi.

https://a2news.com/2021/07/15/cmimet-e-hidrokarbureve-ekspertet-rritje-abuzive-nuk-respektohen-ligjet-e-rezerves-se-sigurise/

Këtyre katër taksave që shkojnë në buxhet u shtohen dy taksa të tjera që paguhen për koncesionarët privatë. Ato janë taksa e markimit 1 lekë për litër dhe skanimi1.4 lekë për litër. Në fund, pas këtyre 6 taksave paguhet edhe tatimi mbivlerën e shtuar (TVSH), i cili është 20 për qind e çmimit final, ose rreth 30 lekë për litër. Kjo e çon barrën totale të taksave në një litër naftë 109.4 lekë për litër.

https://a2news.com/2021/07/15/shpenzimet-per-karburant-drejtuesit-e-mjeteve-te-pakenaqur-kerkojne-ulje-te-cmimit-te-naftes/

Por si krahasohet Shqipëria me vendet e tjera? Në Maqedoni qytetarët paguajnë vetëm akcizë dhe TVSH mbi naftën, që në total arrijnë vetëm 48 lekë për litër ose 2.3 herë më pak se taksat që paguajnë shqiptarët. Taksa e qarkullimit në Maqedoninë e Veriut nuk mblidhet tek karburanti, por tek automjetet. Ndërkohë që taksa të tilla si ajo e skanimit apo markimit nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër të Europës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë