Dashuri e përjetshme, Messi gati rinovimin e kontratës me ulje rroge

MESSI BARCA RINOVIMI frame 408 1100x620

Nuk kishte asnjë dyshim. Leo Messi dhe Barcelona janë bashkë edhe për plot 5 vite të tjera. Edhe pse u raportua për një lëvizje të mundshme nga Spanja, media pranë klubit blaugrana tregojnë se prej ardhjes së presidentit Laporta Messi ka qenë i vendosur për të rinovuar.

Këtë e tregon fakti që ylli argjentinas ka vendosur të qëndrojë te katalanasit edhe pse për 5 sezonet e ardhshme do të përfitojë gjysmën e pagës që ka marrë deri më sot.

6 herë fituesi i Topit të Artë ka sakrifikuar në këtë mënyrë duke parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet klubi i tij. Për momentin, flitet për një akord paraprak që pritet të marrë formë zyrtare.

Avokatët e të dyja palëve pritet të takohen së shpejti për të mbyllur këtë proces që mund të sjellë firmën në fundin e muajit korrik.

Fillimisht u mendua se Messi do të rinovonte për vetëm dy vite në mënyrë që të kishte të hapur mundësinë e nisjes së një aventure të re jashtë Spanjë, por “pleshti” duket se do t’i japë fund karrierës te Barcelona.

Vetëm nëse një klub do të paguajë klauzolën prej 350 milionë eurosh, atëherë mund të ketë një largim përpara vitit 2026 të Messit nga Barcelona.