Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Dëshmitari flet për A2 CNN: Dy serbët kërkuan vendndodhje konkrete në Deçan

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 16:31 | Kosova
Dëshmitari flet për A2 CNN: Dy serbët kërkuan vendndodhje

Flet për A2 CNN, dëshmitari në Deçan, që kallëzoi dy serbët për dyshimin se kanë kontaminuar ujin e pijshëm, duke helmuar mijëra persona. Ai thotë se ata kishin ardhur duke kërkuar për koordinata konkrete.

https://a2news.com/video/helmimi-i-mbi-1-mije-personave-te-dyshuar-dy-serbe-u-filmuan-prane-ujesjellesit/

“Kam qenë ulur në sallë aty, kur kanë zbritur ata prej makine, me targa të Novisadit të Serbisë, me kuzhinierin kam qenë ulur kur ata kanë ardhur si gangsterë dhe hynë brenda. Mua më lindi dyshimi që këta nuk janë si duhet. Duke biseduar me ta, ata kërkonin për rrugë. Në gjuhën serbe aq sa dija u zhvillua biseda, dyshova për ta, shkuan ata dhe pasi shkuan, të nesërmen erdhi policia në lokalin tim. Njoftova rastin dhe iu tregova, i hapa kamerat. Dyshova edhe unë vetë për ta”, thotë ai.

https://a2news.com/2021/07/15/helmimi-ne-decan-autoritetet-jane-identifikuar-disa-bakterie-qe-mund-te-japin-indikacion-per-kontaminim-te-ujit-te-pijshem/
https://a2news.com/2021/07/15/helmimi-ne-decan-reagon-vucic-dy-serbet-kane-qene-me-shume-se-500-metra-larg-burimit-te-ujit/
https://a2news.com/2021/07/15/sherbimi-i-inteligjences-ne-kosove-musliu-ska-vend-per-panik-vezhgojme-cdo-levizje-ne-decan/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu