Frymëmarrje ekonomike, rinovimi i Messi-t afron sponsorët te Barcelona

Messi nuk eshte vetem edhe nje shqiptar mes yjeve te futbollit qe nga sot jane lojtare te lire 1100x620

Pas marrëveshjes për rinovimin e kontratës ndërmjet Lionel Messi dhe Barcelonës, klubi po përgatitet të kuptojë përfitimet ekonomike të qëndrimit të yllit të skuadrës.

Kapiteni do të qëndrojë edhe për pesë vjet në “Camp Nou”, duke pranuar shkurtimin e 50 për qind të pagës, teksa do të ketë edhe një klauzolë me vlerë 350 milionë euro për prishjen e kontratës. Përpos avantazheve teknike, qëndrimi i Messit ka avantazhe të padiskutueshme ekonomike. Propozimet e shumta për sponsorizime, të cilave u shtohen rinovimete marrëveshjeve me sponsorët aktualë, do të përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme situatën financiare te Barcelona.

Sipas të përditshmes El Mundo Deportivo, prezenca e sulmuesit në skuadër, do të garantonte avantazhe tejet të mëdha në nivel marketingu, duke rritur xhiron e biznesit në muzeun e klubit, dyqanet zyrtare, por edhe në shitjen e biletave në stadium. Leo Messi u konfirmua si një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori pas triumfit në Kupën e Amerikës të zhvilluar në Brazil, ndërsa me kualitetin dhe eksperiencën e tij, “blaugranat” do të mbeten në elitën e futbollit botëror.