Helmimi i 1600 personave, të dyshuar dy serbë, u filmuan pranë ujësjellësit

kasapui 1100x620

Dy serbë janë filmuar pranë ujësjellësit të Deçanit në Kosovë, aty ku prej të dielës mbi 1600 persona kanë raportuar probleme shëndetësore.

Kallëzimi në polici për praninë e tyre është bërë nga një pronar lokali në Deçan.

Autoritetet lokale dhe mjekët konfirmojnë situatën emergjente, teksa priten rezultatet e testeve jashtë vendit për kontaminimin e ujit.

Gazetari i A2, Julian Kasapi, raporton nga depoja e ujit në Deçan.