Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Helmimi në Deçan, reagon Vuçiç: Dy serbët kanë qenë më shumë se 500 metra larg burimit të ujit

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 13:07 | Kosova
Helmimi në Deçan, reagon Vuçiç: Dy serbët

Pas helmimit të më shumë se 1600 personave në Kosovë dhe shfaqjes së pamjeve të dy të rinjve serbë në Deçan, ka reaguar edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

“Ne kemi një analizë të lëvizjes së automjeteve me targa të Novi Sadit, nuk ishin as 500 metra afër burimit të ujit. Ne po presim të shohim se çfarë do të thonë. Po presim, po dëgjojmë”, ka thënë Vuçiç për mediat serbe.

Një ditë më parë, A2 foli me drejtorin e qendrës shëndetësore në Deçan, Selmon Berisha, që mohon praninë bakteriale të ujit.

“Nga anamneza e pacientëve dyshimi i parë ishte për një infeksion hidrik, por pas analizave mikrobiologjike dhe kimike, Uji doli se nuk ka klor dhe negative janë edhe rezultatet bakteriologjike, kështu që duhet të tërhiqemi nga ky dyshim”, thotë drejtori për A2, duke pohuar se “ tani po bëjmë koprokulturen dhe analizat hematologjike, por ende nuk e dimë nga vjen këtë infeksion. Mund të jenë infeksione virale ose bakteriale”.

Për sa i përket simptomave, Berisha tha se “ pacientët kanë pasur dhimbje barku dhe koke, plogështi, jashtëqitje , skuqje të grykës, disa edhe temperaturë, dhe po i trajtojmë si gastroenterokolit akut”.

Sipas tij, “disa prej tyre kanë pasur nevojë për trajtim të mëtejshëm, por mund të  them që fluksi nuk është fatkeqësish në rënie. Ka edhe shumë që janë trajtuar në spitale private, ose në spitalin rajonal të Pejës dhe në  Gjakovë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë