I dënuar për lëndë narkotike, arrestohet Elvis Mërtiri

policia selmani arrestim 1100x620
Foto ilustruese

Policia ka vënë në pranga shtetasin Elvis Mërtiri, 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Sipas policisë, ky shtetas, më datë 13.03.2017, është kapur me një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike kokainë.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.