Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kadilli pas mbledhjes së kryesisë së PD: Të shfrytëzojmë Kuvendin për të denoncuar të keqen

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 21:40 | Politikë
Kadilli pas mbledhjes së kryesisë së PD: Të

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PD-së, ku u miratua raporti i analizës së zgjedhjeve të 25 prillit dhe u pranuan propozimet për ndryshime statutore të kreut demokrat Lulzim Basha, ka ardhur edhe reagimi i Fatbardh Kadillit, i cili shpresën e shikon te Kuvendi kombëtar demokrat, që mbahet të shtunën. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë ai u bëri thirrje demokratëve për ta shfrytëzuar dhe për të hapur një proces.

“Kryesia miratoi propozimet e kryetarit Basha. Nuk hodhi një hap të rëndësishëm që e  presin gjithë demokratët e shqiptarë. Jemi ende në kohë për të shfrytëzuar Kuvendin dhe për të hapur një proces kuvendimi dhe denoncuar të keqen, por edhe për të parë mundësitë e kapacitetet e kësaj partie për t’i mobilizuar, për ta bërë të pastër të hapur dhe konkurruese dhe fituese.

Ndryshimet e mia që burojnë nga manifestimi politik u diskutuan, u gjykuan me temë të parakohshme, por me shumë anëtarë të kryesisë dhe Bashën ndajmë koncepte të ndryshme për ndarjen e rolit të udhëheqjes së partisë dhe gatishmërisë që kanë demokratët për primaret”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli