Kryesia e PD miraton raportin e analizës së 25 prillit, pranohen propozimet për ndryshimet statutore të Bashës

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar raportin e analizës së zgjedhjeve të 25 prillit pavarësisht debateve mes dy nënkryetarëve Edi Paloka dhe Edmond Spaho dhe sekretarit të pergjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Për Spahos analiza e zgjedhjeve për qarkun e Korçës nuk është objektive, ndërsa Paloka kërkoi rishikim të këtij raporti, pasi sipas tij nuk pasqyron atë që kanë shkruar drejtuesit e qarqeve.

Në kryesinë e PD-së janë pranuar edhe propozimet për ndryshimet statutore të kryetarit Lulzim Basha.

Kreu demokrat ka dorëzuar në kryesi edhe listën me emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, të cilat do të miratohen të shtunën në Kuvendin Kombëtar.