Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Laçi dominon Podgoricën, por kualifikohet në minutat shtesë

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 23:10 | Futboll
Laçi dominon Podgoricën, por kualifikohet në minutat

Laçi është kualifikuar në turin e dytë të Ligës së Konferencës pasi mposhti në ‘’Elbasan Arena’’, kundërshtarët e Podgoricës me rezultatin 3-0.

Laçi dominoi totalisht sfidën ndaj malazezëve të Podgoricës, që në kryeqytetin malazez kishte përfunduar 1-0 për vendasit . Kurbinasit triumfuan pas kohës shtesë  3-0 me golat e Deliut (60′), Lushkjës (93)  dhe Prengës në të 114-ën, në një ndeshje që tregoi diferencë teknike të dukshme.

Kualifikimi mund të ishte mbyllur në 90 minutat e para, por portieri 18-vjeçar i Podgdoricës, Ivezic, kreu disa pritje të vështira, ndërkohë që laçianët shpërdoruan shumë raste të pastra.  

Skuadra e Shpëtim Duros kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ku në fazën tjetër do të përballet me skuadrën rumune të Kraiovës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani