Parashikimi i motit: 15 korrik 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Vijon moti i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare gjatë mesditës dhe pasdites, më të dukshme në zonat malore.

Temperaturat e ajrit ulen me rreth 2°C në të dyja vlerat skajore të ditës, të cilat luhaten nga 17 në mbi 38°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë, por deri e fortë në det dhe zonat perëndimore nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit; vonë pasdite era dobësohet ndjeshëm në tokë dhe brigjet detare.