Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Makina të zhytura në ujë dhe shtëpi të shkatërruara, përmbytje masive në Gjermani, të paktën 30 të zhdukur

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 08:44 | Bota

Të paktën 30 persona janë zhdukur pas disa përmbytjeve masive në Gjermani, në qytetin perëndimor të Schuld, Rheinland-Pfalz.

Vëshrimi i ujërave shkatërroi 6 shtëpi dhe dëmtoi 25 të tjera. Autoritet thanë se reshjet e mëdha të shiut bënë që lumenjtë lokalë të dalin nga shtretërit e tyre, duke përmbytur krejtësisht zonën.

Policia tha se situata në qytetin e përmbytur mbetet e paqartë ndërsa autoritetet gjermane po i nxisin njerëzit të qëndrojnë në shtëpi gjatë emergjencës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë