Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Përmbytje të mëdha në Gjermani, 7 viktima dhe 30 të zhdukur, shkatërrohen disa shtëpi

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 10:51 | Bota

Është një fenomen që ndodh një herë në gjeneratë. Shirat e dendur në Gjermani shkaktuan përmbytje të rënda. Si pasojë, 7 persona kanë humbur jetën dhe 6 shtëpi janë shembur në një rajon perëndimor të vendit.

Disa persona janë shpallur të zhdukur teksa të tjerë u detyruan të hipnin në çati, njoftoi policia. Mediat gjermane raportojnë për 30 qytetarë të shpallur të zhdukur dhe mbi 25 banesa në rrezik shembjeje në rajonin kodrinor Eiffel.

Reporterët e agjencisë Reuters bëjnë me dije se qasja në shumë zona është bllokuar teksa rrjeti telefonik është i paqëndrueshëm. Dy zjarrfikës u mbytën, sipas raportimeve.

Qeveria gjermane dërgoi ushtrinë për të ndihmuar popullatën në përballimin e kësaj fatkeqësie natyrore. Hekurudhat, rrugët dhe transporti ujor u ndërprenë për shkak të përmbytjeve të rënda. Shirat e dendur pritet të vazhdojnë në jugperëndim të Gjermanisë edhe gjatë të premtes. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani