Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Përmbytjet në Gjermani, mbi 40 viktima dhe disa të zhdukur

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 20:25 | Bota

Është një fenomen që ndodh një herë në gjeneratë. Shirat e dendur në Gjermani shkaktuan përmbytje të rënda. Si pasojë, 40 persona kanë humbur jetën dhe 6 shtëpi janë shembur në një rajon perëndimor të vendit.

Disa persona janë shpallur të zhdukur teksa të tjerë u detyruan të hipnin në çati, njoftoi policia. Mediat gjermane raportojnë për 30 qytetarë të shpallur të zhdukur dhe mbi 25 banesa në rrezik shembjeje, veçanërisht në rajonin e Vestfalisë dhe Rineland-Palatinatit.

https://youtu.be/LX-EPhzuRVA

Reporterët e agjencisë Reuters bëjnë me dije se qasja në shumë zona është bllokuar teksa rrjeti telefonik është i paqëndrueshëm.

Dy zjarrfikës u mbytën, sipas raportimeve. Qeveria gjermane dërgoi ushtrinë për të ndihmuar popullatën në përballimin e kësaj fatkeqësie natyrore. Hekurudhat, rrugët dhe transporti ujor u ndërprenë për shkak të përmbytjeve të rënda. Shirat e dendur pritet të vazhdojnë në jug perëndim të Gjermanisë edhe gjatë të premtes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani