Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Policia vijon kontrollet në rrugë, arrestohen 9 shoferë të dehur dhe pa patentë

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 18:30 | Aktualitet
Policia vijon kontrollet në rrugë, arrestohen 9 shoferë të

Nëntë drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e policisë, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe janë pezulluar 45 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo gjendje të dehur. Policia njofton se janë dhënë edhe 1890 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet intensive në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Falë rritjes së besimit të qytetarëve te Policia janë parandaluar disa ngjarje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, në të gjithë vendin.

Gjithashtu janë pezulluar 45 leje drejtimi, nga të cilat 32 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 78 km/h në qendrat e banuara deri në 179 km/h në rrugën interurbane Vlorë-Fier, si dhe 13 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.   

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë