Raporti i PD për zgjedhjet, Krasniqi: Analizë teknike, konsideroi votat e aleatëve si të vetat

15 KORRIK 2021 4 ABSOLUT P1 PGM frame 27508 1100x620

Raporti i zgjedhjeve të 25 prillit i miratuar sot në kryesinë e Partisë Demokratike ishte e përqëndruar te teknikalitetet dhe konsideroi votat e aleatëve si të vetat. Kështu e sheh analisti  Afrim Krasniqi analizën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit të diskutuar sot në kryesinë e PD, ku pati edhe kundërshtime për këtë raport.

“Do të duhej të shikoheshin si platforma, kandidatët, oferta që ka pasur, mënyra si funksionoi fushata dhe në fund analiza teknike. Analiza u përqëndrua te analiza teknike zgjedhore, ndërkohë që konsideroi votat e aleatëve si të vetat. Kanë marrë në krahasim analizën e zgjedhjeve të kaluara ku PD ka qenë vetëm, kurse këtë herë kanë edhe aleatët. Nuk mund të konsiderohen votat e të gjithëve si votat e mia dhe që humbja nuk është imja, po e të tjerëve. Nuk përmenden emrat e aletatëve se i mungon kurajo. Si mund të thuash kemi sukses në Dibër ku numri i votave ishte shumë i ulët. Dhe nuk është analizë për parti dhe këto propozime nuk janë për PD, po për të kaluar radhën. Analiza që kanë bërë është e Vlorës dhe profesionale”.

Në studion e Absolut 4, Krasniqi theksoi se në këtë analizë nuk ka asnjë rekomandim për të ardhmen. Sipas tij propozimet e Bashës për ndryshimet statutore ishin në nivel shumë të ulët

“Analiza sot është bërë nga lart është bërë për drejtuesit, nuk ka asnjë rekomandim për të ardhmen. Ajo që ka nevojë Shqipëria jo çfarë ndodh për gjëra të tilla po për të parë si është e mundur që partitë tona që kanë qeverisur Shqipërinë nuk gjenden 4, 5,10 emra që të dalin nga rreshti dhe të ngrenë zërin për gjërat themelore? Analiza që ka bërë Mark Marku ishte shumë më mirë se gjithë analiza shumëfaqëshe që lexuam sot.

Ishte zhgënjyes fakti që media përdori të njëjtin titull të dhënë nga zyra e shtypir e PD për propozimet e Bashës. Aty janë propozime teknike dhe jo politike dhe nuk luajnë rol në historinë e partisë. Nëse krahasojmë propozimet e mëparshme të Bashës niveli i të parave ishte shumë më i lartë. Kritikët e tij nuk përfaqësojnë asnjë rrymë, që edhe sikur të miratohej paketa e Kadillit nuk do të kishte ndryshim”. 

Krasniqi sugjeron se PD duhet të jetë më demokratike, ndërsa shton se një kryesi partie që ka humbur zgjedhjet nuk mund të programojë udhëheqjen për 4 vitet e ardhshme.

“Kjo parti duhet të mësohet për të qenë demokratike, në momentin që nuk funksionon si e tillë por si pronë merr fund debati. Si mundet kryesia që humbet zgjedhjet në vend të japë dorëheqjen programon udhëheqjen e partisë në 4 vitet e ardhshme. Votimi në PD ishte më poshtë standardeve të 25 prillit. Proceset në PD kanë qenë të kontestuara në 3 raste. Duhet të nxirrnin mësime për të shkuar më lart”.