Raporti për zgjedhjet e 25 prillit i PD kundërshtohet nga nënkryetarët, Paloka dhe Spaho

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike dy nënkryetarët e PD, Edi Paloka dhe Edmond Spaho kanë kundërshtuar raportin për analizën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas Spahos analiza e Korçës nuk është objektive, sepse siç thotë ai ka marrë maksimumin prej 5 mandatesh.

“Analiza e Korçës nuk është objektive sepse unë kam marrë maksimumin, 5 mandate”.

Në raport thuhet se “kanë patur performancëbrenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Berat, 2. Dibër, 3. Elbasan, 4. Fier, 5. Kukës, 6. Korçë, 7. Lezhë dhe 8. Vlorë”.

 Edhe për nënkryetarin Paloka nuk mund të jetë ky dokumenti i analizës. Sipas tij dokumenti duhet të rishikohet se nuk pasqyron atë që kanë shkruar drejtuesit e qarqeve.

“Duhet ta ndryshojmë, nuk mund te jetë ky dokumenti i analizës. Dokumenti duhet të rishikohet, nuk pasqyron atë që kanë shkruar drejtuesit e qarqeve në raportet e tyre”.

Raporti i është dorëzuar kryesisë së Partisë Demokratike, ku analizohen zgjedhjet e 25 prillit në të gjitha qarqet e vendit.