Shërbimi i Inteligjencës në Kosovë, Musliu: S’ka vend për panik, vëzhgojmë çdo lëvizje në Deçan

SINK INTELIGJENCA KOSOVE frame 98 1100x620

“Banorët e Deçanit nuk kanë pse të shqetësohen sa i përket sigurisë kombëtare, edhe pse ende nuk dihet arsyeja e helmimit të mbi 1700 personave”.

Kryetarja e komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, tha se po vëzhgohet çdo lëvizje në këtë zonë të Kosovës.

“Sa i përket pyetjeve tona drejtuar drejtorit të AKI-së ishim të fokusuar në sigurinë nacionale. Mund të them me bindje të plotë, për atë që tha drejtori, se qytetarët në Deçan nuk duhet të kenë panik sa i përket anës së sigurisë kombëtare dhe përgjegjësive që ka AKI-ja. AKI-ja është në krye të detyrës me kapacitete të plota në Deçan, po vëzhgon çdo lëvizje atje, dhe tani për tani janë këto gjërat që mund të themi pasi nuk janë të dhëna përfundimtare, por preliminare.

Tani ne nuk mund ta quajmë as helmim, sepse nuk kemi analiza të vërtetuara se çfarë në të vërtetë është duke ndodhur atje, këto përfundime i nxjerrin Institutet Shëndetësore, që ta dimë a është helmim, epidemi apo ndonjë problem tjetër që mund të jetë”, u shpreh Musliu.