Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shpenzimet për karburant: Drejtuesit e mjeteve të pakënaqur, kërkojnë ulje të çmimit të naftës

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 16:17 | Aktualitet
Shpenzimet për karburant: Drejtuesit e mjeteve të pakënaqur,

Njoftimi i përhapur në rrjete sociale për të fikur automjetet pas orës 12.00, duket se nuk u mor parasysh nga shoferët në kryeqytet. Në rrugët kryesore të Tiranës qarkullimi vijoi normalisht.

Policia rrugore ishte në terren për monitorimin e çdo situate, por që në fund rezultoi të ishte një revoltë vetëm në rrjetet sociale.

Ndërkohë në rrugë, drejtuesit e automjeteve ankohen për çmimin e karburantit, ndaj kërkojnë rishikimin e tij.

Për shkak të cilësisë, shpesh shoferët u drejtohen serviseve, pasi problemet shfaqen vazhdimisht në mjetet e tyre. 

Ekspertët e ekonomisë parashikojnë që deri në fund të vitit, çmimi i naftës do të ketë luhatje në treg për shkak të ndryshimit të bursës, që rrodhi fill pas rritjes së kërkesës pas hapjes së vendeve dhe bizneseve nga pandemia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë