Shpërthen kamioni i mbushur me aerosol, kaos në autostradë

Një kamion i mbushur me aerosol ka shpërthyer në një autostradë në Michigan të Shteteve të Bashkuara. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Në fotografitë e publikuara në mediet ndërkombëtare, rruga duket e mbuluar nga copëza kanoçesh, të cilat gjendeshin brenda kamionit të mbushura me aerosol, duke sjellë një pamje të pazakontë.

Shpërthimi ka shkaktuar një kaos të vërtetë në autostradë, ndërsa rruga është mbyllur duke i detyruar shoferët të gjejnë rrugë të tjera për të udhëtuar.