Shtohen rastet e reja me koronavirus në vendin tonë, por prej ditësh asnjë viktimë

breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1100x620

Janë shtuar rastet e reja të koronavirusit në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 raste të reja në 4051 testime, përkundër 8 rasteve të një dite më parë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë. Aktualisht janë 112 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Gjatë 24 orëve të fundit,  janë shëruar 2 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,061 që nga fillimi i epidemisë. 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 4051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 13 qytetarë në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Vlorë, Kamëz.

Aktualisht janë 112 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,061 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (15 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      13

Të shëruar në 24 orë     2

Të shtruar në spitale      6

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                4051

Testime totale             847,490

Raste pozitive             132,629

Raste të shëruara        130,061

Raste Aktive                     112

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              48

Fier                  11

Vlorë                11

Elbasan            10

Korçë                8

Shkodër            7

Durrës              7

Lezhë                6

Kukës                2

Gjirokastër        2