Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

U qëllua në kokë me armë zjarri në qendër të Amsterdamit, ndërron jetë gazetari investigativ

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 14:12 | Bota
U qëllua në kokë me armë zjarri në qendër të

Peter R. de Vries, një nga reporterët më të njohur të kronikës së zezë në Holandë, ka ndërruar jetë një javë pasi u qëllua në kokë me armë zjarri në qendër të Amsterdamit.

De Vries mbeti i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pavarësisht përpjekjes prej një jave të mjekëve për të mbajtur në jetë, ai është konfirmuar i vdekur këtë të enjte. Ndërkohë, policia ka ndaluar 3 persona për këtë ngjarje, mes të cilëve mendohet se është edhe autori.

Gazetari De Vries fitoi çmimin ndërkombëtar Emmy në vitin 2008 për punën e tij në hetimin e zhdukjes së adoleshentes amerikane, Natalee Holloway, në Aruba.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, e quajti sulmin “tronditës dhe të pakuptueshëm. Ishte një sulm ndaj një gazetari të guximshëm dhe gjithashtu një sulm ndaj shtypit të lirë që është kaq thelbësorë për demokracinë tonë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë