Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

A mund të kthehen flokët e bardha në ngjyrën e tyre origjinale? Ja ç’thotë studimi

Nga A2 CNN
16 Korrik 2021, 20:04 | Lifestyle
A mund të kthehen flokët e bardha në ngjyrën e tyre

Shkenca kishte treguar që stresi i bën flokët të bardhë, por ajo që nuk dihej, është se mungesa e stresit mund të ketë efektin e kundërt dhe të bëjë që flokët tanë të rimarrin ngjyrën. Kjo është ajo që del nga një studim i botuar në “eLife”, i cili shpjegon se si ngjyra e flokëve mund të rikthehet duke gjetur qetësi: "Kuptimi i mekanizmave që lejojnë flokët e bardhë të rimarrin pigmentimin e tyre origjinal mund të sigurojë të dhëna të reja mbi lakueshmërinë e plakjes dhe na bën të kuptojmë si ndikohet nga stresi ”, thekson Martin Picard, një nga autorët.

Kur flokët janë akoma nën lëkurë ata ndikohen nga hormonet e stresit dhe nga çfarë ndodh në trupin dhe mendjen tonë. Sapo të dalin nga lëkura e kokës, ato ngurtësohen dhe kristalizohen në një formë të qëndrueshme. "Plakja nuk është një proces linear, por mund të ndryshohet, të paktën pjesërisht, ose edhe të kthehet përkohësisht", thotë Picard.

Studiuesit studiuan flokët e 14 vullnetarëve, duke përdorur një metodë inovative që i lejoi ata të kapnin imazhe të hollësishme të pjesëve të vogla të flokëve dhe të analizonin humbjen e tyre të pigmentimit. Çdo seksion, rreth 1/20 e një milimetri, korrespondon me rreth një orë të rritjes së flokëve. Rezultatet treguan se individët më të stresuar ishin ata me më shumë flokë gri, por jo vetëm. "Një nga vullnetarët, gjatë pushimeve, rifitoi ngjyrën në pesë fije floku që ishin zbardhur nga stresi", shpjegon Picard.

Për të kuptuar më mirë sesi ndikon stresi në ngjyrën e flokëve tanë, studiuesit matën nivelet e mijëra proteinave, duke zbuluar variacione përgjatë gjithë gjatësisë së flokëve. Rezulton se ndryshimet e shkaktuara nga stresi në mitokondria mund të jenë arsyeja për thinjjen e flokëve: "Mitokondritë janë si antena të vogla brenda qelizave që i përgjigjen sinjaleve të ndryshme, përfshirë stresin psikologjik", shpjegon Picard.

Është e rëndësishme të keni parasysh se një jetë e vrullshme, nuk mund të jetë përgjegjëse për ndryshimin e ngjyrave të flokëve tanë, dhe për këtë arsye nuk mjafton të jemi të relaksuar për të parandaluar shfaqjen e flokëve të bardha përgjithmonë. Stresi është një faktor që i shtohet faktorëve të tjerë para-ekzistues, si mosha biologjike dhe të tjerët.

Në të vërtetë, nuk ka gjasa që një fëmijë dhjetëvjeçar të mund të thinjet për shkak të një periudhe stresi të lartë, apo një shtatëdhjetë vjeçar që ka flokë të bardhë për vite të tëra papritmas të shohë veten me flokë të errëta falë një periudhe relaksimi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani