Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Biden pret Merkel në Shtëpinë e Bardhë: Të bashkuar kundër agresionit rus

Nga A2 CNN
16 Korrik 2021, 08:04 | Bota
Biden pret Merkel në Shtëpinë e Bardhë: Të bashkuar

"SHBA dhe Gjermania do të qëndrojnë së bashku kundër agresionit rus". Kjo ishte deklarata e presidentit amerikan, Joe Biden, pas takimit me kancelaren në largim Angela Merkel, e cila zhvilloi vizitën e fundit këtë detyrë në Shtëpinë e Bardhë.

Biden deklaroi se i shprehu shqetësim Merkel rreth linjës së gazsjellësit që lidh Rusinë me Gjermani, por ata ranë dakord që Moska nuk mund të lejohet të përdorë energjinë si armë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi gjithashtu se dy aleatët kundërshtuan dhe veprimet antidemokratike të Kinës.

"Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku për të mbrojtur aleatët tanë të lindjes në NATO kundër agresionit rus", tha Biden në konferencën e përbashkët për shtyp me Merkel.

Presidenti amerikan gjithashtu tha: "Ne do të qëndrojmë për parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut kur të shohim Kinën ose ndonjë vend tjetër që punon për të minuar shoqëritë e lira dhe të hapura".

Biden, mes të tjerash, deklaroi para gazetarëve se SHBA nuk kishin plane për momentin për të dërguar trupa në Haiti mes trazirave në rritje pas vrasjes së presidentit të saj dhe në Kubë.

Të dy udhëheqësit theksuan natyrën miqësore të takimit të tyre me Merkel që iu drejtua më shumë se një herë mikpritësit të saj si "I dashur Joe".

Liderja gjermane kishte një marrëdhënie të ngrirë me paraardhësin e Biden, Donald Trump dhe tensione të herëpashershme, gjithashtu me George W Bush dhe Barack Obama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë