Gjykata liron nga burgu sanitaren Tire Alldervishi

Gjykata e Tiranës liron nga qelia sanitaren e spitalit Covid-2, Tire Alldervishi.

Masa e saj “arrest në burg” është zëvendësuar me atë të “arrestit në shtëpi”.

Tire Alldervishi, sanitarja 58-vjeçare e spitalit “Shefqet Ndroqi”, akuzohet se përfitoi 8 milionë lekë të vjetër përmes mashtrimit nga familjarja e një pacienteje.