Grumbullohet Juventus, nis epoka Allegri, Arthur jashtë fushave për dy muaj

GRUMBULLOHET JUVENTUS frame 0 1100x620

“Fillojmë sot. Entuziazëm, dëshirë për t’u stërvitur dhe për të luajtur”. Janë këto fjalët e para të Masimiliano Allegrit, trajnerit të Juventus që mblodhi për herë të parë skuadrën pas pauzës prej më shumë se 1 muaji.

Në fushë ishte i gjithë bordi duke nisur nga zv.presidenti Nedved, te drejtuesit e rinj Arrivabene dhe Cerubini.

Në pritje të futbollistëve që aktualisht po pushojnë pas angazhimit në Kampionatin Europian, në stërvitjen e parë të Zonjës u shfaqën, Paolo Dybala, Wiston McKennie, dhe shumë të rikthyer nga huazimet si Marco Pjaca apo portieri Matia Perin që do të kryejnë të paktën fazën përgatitore në Torino.

Por nuk mungojnë edhe lajme të këqija që në ditën e parë të grumbullimit. Juventus ka humbur mesfushorin Arthur ende pa nisur sezoni. Futbollisti brazilian ka kalcifikim mes kockave të këmbës tibia dhe fibula, që nuk u duk serioz fillimisht, por tashmë duhet operuar dhe Arthur nuk do të jetë në dispozicion të Allegrit për të paktën 2 muaj.