Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hapet By Pass-i i Vlorës, Rama: Lehtësi në udhëtim, Balluku: Përshkohet për 20 minuta, monitorim me radarë

Nga A2 CNN
16 Korrik 2021, 21:27 | Aktualitet

Ashtu siç ishte paralajmëruar një javë më parë, është hapur mbrëmjen e sotme provizorisht By Pass-i i Vlorës, i cili do të lehtësojë në mënyrë të ndjeshme trafikun në këtë aks, për të gjithë ata qytetarë që do të zgjedhin Jugun për pushimet e verës. Të pranishëm në hapjen e këtij aksi rrugor ishin kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Kryeministri e konsideroi një lajm të shumë pritur prej vitesh, hapjen e By Pass-it, që sipas tij krijon lehtësi në udhëtim dhe pamje panoramike.

https://youtu.be/rGkCFFhPj-k

“Lajmi i shumë pritur prej vitesh. Kush niset për në Jug ka një mundësi komplet ndryshe nga çka qenë, sepse kalohet me një lirshmëri të madhe dhe ndonjë fragment natyre të panjohur dhe paeksploruar më parë. Ky udhëtim panoramik fut në klimën e pushimit çdo vizitor e turist. Dhe koha është shfrytëzuar në mënyrë shembullore”.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se e gjithë rruga është 30 km dhe përshkohet për jo më shumë se 20 minuta. Sipas saj ky aks rrugor do të monitorohet me radarë dhe do të ketë shumë forca policia që do të kryejnë kontrolle përgjatë rrugës. Ajo njoftoi gjithashtu se brenda vitit ky aks do të jetë i përfunduar komplet.

https://a2news.com/2021/07/17/rama-mbi-bypass-in-e-vlores-lehteson-qarkullimin-por-zbulon-edhe-destinacione-te-reja/

“Janë vendosur të gjitha tabelat që tregojnë limitet e shpejtësisë. Kemi kërkuar forca të shtuara nga policia rrugore për të pasur nën kontroll pikat ku ka rrezik aksidentesh. By pass-i do të monitorohet i gjithi me radar. Pikat e kantierëve ku punohet nuk do të ketë asnjë ndalesë, puna do të vazhdojë. Gjithçka shkon sipas parashikimit. Nga hyrja e Vlorës në këtë segment, nuk do jetë e nevojshme të kalojmë më në Radhimë apo në Vlorë, por do të hymë në rreth rrotullimin e Orikumit. Brenda këtij viti e kemi të mbaruar komplet. Kemi rreth 30 km dhe i kemi përshkruar sipas tabelave nuk shkon më shumë se 20 minuta. Ka një pamje panoramike”.

By-Pass-i i Vlorës është me një gjatësi 30 kilometra. Nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit, ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli