Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Helmimi i qytetarëve në Deçan, qeveria dhe opozita përplasen në Kuvendin e Kosovës

Nga A2 CNN
16 Korrik 2021, 12:13 | Kosova
Helmimi i qytetarëve në Deçan, qeveria dhe opozita

Lidhur me helmimin e mbi 1 mijë personave në Deçan, ka pasur një përplasje të ashpër mes opozitës dhe qeverisë së Kosovës në Kuvend. Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje theksuan se situata u menaxhua mirë, ndërsa pakica parlamentare lëshoi akuza për neglizhencë.

 “Jo vetëm që kjo ministri u koordinua me gjitha ministritë e tjera dhe institucionet, por e gjeti mbështetjen e plotë nga kabineti qeveritar në krye me kryeministrin e Kosovës për të pasur në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme, përfshi ato buxhetore. U ndanë 150 mijë euro për ujësjellësin dhe sanimin e pasojave. Dora e shtetit nuk krijon vizitat dhe shtrëngim duarsh, apo fjalë ngushëlluese në ndonjë foto të shkrepur në vendngjarje, e aq më pak dezinformatat dhe krijimin e panikut përmes mungesës së informatave të pakonfirmuar. Mbështetja e shtetit konsiderohet vetëm ajo institucionale, konkrete që përmirëson situatën përmes ekspertizës në hulumtimin dhe eliminimin e shkakut, sanimin e pasojave dhe ndihmën e barnave dhe materialeve shpenzuese”, u shpreh Fatmire Mulhaxha Kollçaku, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

 “Në historinë e një qeverisje, e një shteti nuk ka ndodhur që të ketë një helmim masiv me 1 mijë e 314 njerëz dhe shteti dhe qeveria të reagojë pas tri ditësh dhe ai reagim të vjen pas një presioni publik dhe politik që buron edhe nga Kuvendi, edhe nga qytetarët e Kosovës, edhe nga familjarët e të infektuarve. Nëse kemi një kësi lloj injorimi, një shpërfillje të tillë nga qeveria dhe nga kryeministri në një tema kaq sensitive, çka do të ndodhë në raste të tjera”, shtoi Besnik Tahiri, deputet i AAK.

 “Kjo papërgjegjësi tregon paaftësi për të udhëhequr. Dashtë zoti mos të përsëriten situata të tilla sepse me këta njerëz, këta individ të dashuruar në vetveten, jo në qytetarin dhe të dashuruar në votën popullore, tregon se neglizhenca është një emërtim, paaftësi për të udhëhequr me vendin”, u shpreh Armend Zemaj i partisë LDK.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani