Instituti i Gjeoshkencave: Në 5 ditët e ardhshme, reshje dhe shkarkesa, por situata nuk ka ngjashmëri me Europën e Veriut

vetetima 1100x620

Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit paralajmëron për të paktën 5 ditë ku koha do të përkeqësohet dukshëm në vend.

Sipas Institutit, “parashikohet një mot me reshje lokale që mund të jenë me vërshime uji të shkurtra dhe shkarkesa elektrike kryesisht në zonat malore”, por që gjithsesi mbetet në rrafshin e normalitetit të stinës.  Instituti siguron se reshjet nuk do t’i ngjasojnë fenomeneve shkatërrimtare që po interesojnë Europën Veriore, veçanërisht Gjermanisë dhe Belgjikës.

Për të monitoruar situatën   të gjitha strukturat dhe kapacitetet e emergjencave civile janë gjithsesi në gjendje gatishmërie.