Kundërshtuan gjyqtarin, arrestohen 3 vëllezër, reagojnë gjyqtarët e Vlorës

Një video e realizuar me qëllim denoncimin e vendimit të gjyqtarit të Gjykatës së Vlorës, Arqile Basho, është kthyer në provë dhe motiv për arrestimin e tre vëllezërve, që realizuan videon dhe ushtruan presion deri në kundërshtimin me dhunë të gjyqtarit.

Në lidhje me këtë ngjarje, kanë reaguar dhe gjyqtarët e Vlorës, të cilët kanë dënuar aktin dhe kanë kërkuar më shumë siguri në ambientet e gjykatës, në mënyrë që gjyqtarët të mos ndikohen apo kërcënohen në dhënien e vendimeve të tyre.

Ndërkohë ndaj tre vëllezërve që realizuan videon, ka nisur procedimi penal për akuzën e kundërshtimit dhe goditjes së gjyqtarit të kryer në bashkëpunim.