Ndryshon përshëndetja tradicionale, Lufthansa heq dorë nga përdorimi i fjalëve “zonja dhe zotërinj”

Untitled collage 63 1100x620

Linja ajrore Lufthansa Group ka njoftuar një ndryshim të ri.

Kështu, në fluturimet e ardhshme me avionët e kësaj linje, do të dëgjoni përshëndetjen “Mirë se erdhët në bord!” dhe jo “Mirë se erdhët në bord, zonja dhe zotërinj!”.

Kompania gjermane vendosi të heqë dorë nga mirëseardhja tradicionale dhe nga përdorimi i fjalëve “zonja dhe zotërinj” duke shmangur në këtë mënyrë përcaktimet gjinore për pasagjerët.

Vendimi për përshëndetjen që ofron neutralitet gjinor vlen për të gjitha linjat ku operon Lufthansa Group, duke përfshirë, Austrian Airlines, Swiss dhe Eurowings.