Në Argjentinë janë të qetë për Messin: Me këto rekorde, Topi i Artë i shtatë është i pashmangshëm

lionel messi ballon dor gfx g1dgitgkvq4a1r6x9fvepqz7l 1100x620

Leo Messi sapo fitoi një nga trofetë e pakta që i mungon në karrierë, Kupën e Amerikës me fanellën e Argjentinës. Sulmin për trofeun kryesor, Kupën e Botës, ai do të këtë mundësi ta përgatisë, për herë të fundit, vitin që vjen në Katar.

Por ndërkohë, argjentinasi edhe në një vit që deri pak javë më parë nuk mund të quhej i jashtëzakonshëm, duke menduar karrierën e tij, mund t’ i dhurojë vetës Topin e Artë numër 7, që do ta shkëpuste definitivisht nga rivali i përjetshëm Cristiano Ronaldo, që ka mbetur me 5 të tillë.

Siç nënvizojnë mediat, Messi gjatë vitit ka fituar copa del Rey, ka fituar titullin e golashënuesit më të mirë në La Liga, duke u shpallur edhe si lojtari më i mirë. Në Kupën e Amerikës, ai ka qenë po ashtu golashënuesi më i mirë, lojtari me më shumë asist, lojtari më i mirë i turneut, si dhe fituesi i saj si kapiten.

Fotografia  e ”Pleshtit” me Kupën e sapo fituar në Brazil ka thyer rekordin e pëlqimeve të historisë së Instagramit, me pothuajse 20 milionë të tilla.

Tradicionalisht, fituesit e kampionatit Europian e kanë në “xhep” fitoren në vitin kur ajo ndodh, por me Messin nuk i dihet kurrë, dhe fundja statistikat flasin ende për fenomenin e Barcelonës.  

Ndërkohë Messi po mund rivalin portugez, Cristiano Ronaldo, edhe në pikën e tij të “dobët”, rrjetet sociale.

Fotografia  e ”Pleshtit” me Kupën e sapo fituar në Brazil ka thyer rekordin e pëlqimeve të historisë së Instagramit, me pothuajse 20 milionë të tilla.