Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Numër i lartë vizitash në Elbasan, radhë në poliklinikën e specialiteteve

Nga A2 CNN
16 Korrik 2021, 12:27 | Aktualitet
Numër i lartë vizitash në Elbasan, radhë në

Radhët që krijohen në të vetmen poliklinikë të specialiteteve në qytetin e Elbasanit, kanë vështirësuar së tepërmi situatën, kryesisht të të moshuarve që presin të marrin shërbimin shëndetësor.

Pritjes në radhë, po t’i shtosh edhe temperaturat e larta të këtyre ditëve të nxehta, e bëjnë akoma edhe më të vështirë pritjen.

Pas vizitës te mjekët e familjes, kjo është e vetmja poliklinikë ku kryhen ekzaminimet dhe analizat për të gjitha llojet e shqetësimeve shëndetësore, që paraqesin pacientët.

Numri i lartë i vizitave ditore, si dhe numri i kufizuar i mjekëve, të cilët shërbejnë jo vetëm në poliklinikë, por edhe në spitalin rajonal të Elbasanit, shikohen si shkaktarët kryesorë të kësaj situate në krijimin e radhëve të pritjes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani