Parashikimi i motit: 16 korrik 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Kthjellime e vranësira kalimtare mbizotërojnë gjatë gjithë ditës bregdetin dhe zonat perëndimore, ndërsa vranësira të shpeshta do të ketë pasditja në shtrirjen veri-verilindje ku priten shira afatshkurtër.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë 2-3°C rënie, kryesisht pas mesditës, ndërsa vlerat minimale/maksimale në rang vendi do të luhatën nga 15 në 36°C.

Era do të vijojë të fryjë veriperëndimore me shpejtësi deri mesatare në tokë, por edhe e fortë në zonat perëndimore dhe bregdet ku dallgëzimi deri vonë pasdite vijon mbi 3 ballë.