Pas fitores së Europianit, “shpërthejnë” martesat në kombëtaren italiane

Pas dasmës së Federico Bernardeschi me Veronica Ciardi 48 orë pas fitimit të Kampionatit Europian të Futbollit, një tjetër futbollist i kombëtares bëri betimin e shenjtë në Kishë bashkë me bashkëshorten e tij të re.

Bëhet fjalë për Marco Verrattin i cili së bashku me Jessica Aidi lidhën kurorat në një ceremoni që u mbajt në Paris.

Dasma e mesfushorit të kombëtares italiane me modelen bukuroshe u organizua në një nga vendet më të frekuentuara të kryeqytetit francez, në Neuilly Sur Seine.

Bashkë me ta ishin dhe fëmijët Tommaso e Andrea që futbollisti ka me ish-bashkëshorten, Laura Zazzara.

Duket se historia mes Verratit dhe Jessica ishte një dashuri me shikim të parë. Të dy u takuan në një lokal ku vajza punonte si kameriere dhe që nga ajo ditë nuk janë ndarë kurrë.