Përmbytjet në Europë, reagon Ministria e Jashtme: S’ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë të prekur

k7 4 1100x620

Me dhjetëra persona kanë ndërruar jetë si pasojë e përmbytjeve të mëdha që kanë përfshirë Europën, kryesisht në Gjermani dhe në Belgjikë. Për këtë situatë të krijuar, ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila bën të ditur se po ndjek me vëmendje situatën.

Një njoftim thuhet se ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në këto vende janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase.

Deri më tani, bazuar në informacionet që përditësohen orë pas ore nuk ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë të prekur nga situate e motit të keq.

Për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Zvicër lutemi të kontaktoni me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në numrat e emergjencës si më poshtë:

Ambasada e RSH-së në Berlin: +49 174 8619587

Ambasada e RSH-së në Belgjikë:  + 0032485401237

Ambasada e RSH-së në Holandë: +31616275159

Ambasada e RSH-së në Zvicër:  +41774099729